Ferizaj.22.12.2017. Në ditën e parë të punës si drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha, sfidë po e konsideron përfundimin e kontratës për punëtorët shëndetësor të angazhuar përmes organizatës ‘’Caritas Kosova’’. Ai thotë se paralajmërimi që më 31 dhjetor këtyre punëtorëve do t’iu ndërprehen kontratat është problem jo vetëm për këta punëtorë, por edhe për shëndetësinë ferizajase.
“I kemi sfidat, i kemi problemet, qeverisja e kaluar na i ka lanë 150 punëtorë që janë në kontratë me Caritasin dhe vetëm ka ardhë e-maili te drejtoresha që këta ta ndërprenë më 31 dhjetor dhe tani do të bisedojmë edhe një herë me Cartiasin që këta njerëz mos të mbesin rrugës, sepse janë të nevojshëm dhe shërbimet na mbesin keq dhe kjo është sfida jonë e parë që na e ka lanë qeverisja e kaluar, sfidë është që këta njerëz t’i mbajmë në punë ata që e meritojnë’’, tha Berisha.