Policia ka njoftuar se ka gjobitur një person në Ferizaj, i cili u kap duke bërë “drift” me veturë tek nënkalimi i këtij qyteti e që kjo është në kundërshtim me ligjin.Të njëjtit, Policia i ka shqiptuar gjobë prej 150 euro dhe një pikë negative, pasi ai u ftua në stacion dhe pranoi kundërvajtjen që e kishte bërë.“Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj ka identifikuar shoferin, i cili me datën 17.02.2022, rreth orës 22:30, tek nënkalimi i qytetit në Ferizaj drejtoi në mënyrë të rrezikshme automjetin e udhëtarëve BMW me targa vendore dhe që kjo ngjarje ishte postuar në rrjetet sociale. Në lidhje me këtë policia e ftoi shoferin E.D (M/K) i moshës 20 vjeçar në stacionim e policisë në Ferizaj dhe i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 150 euro dhe 1 pikë negative. Ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.