Shoqata Bereqeti dega e Ferizajt ka vijuar aktivitetet e saj humanitare pa ndërprerë që prej fillim vitit 2019 e deri më tani.
Gjatë këtij viti përmes Shoqatës Humanitare ‘Bereqeti’ dega e Ferizajt, ka shpërndarë ndihma matariale si ushqim, veshmbathje dhe strehim në vlerë 174 644 euro.
Këto ndihma kanë ardhur nga këto burime:– Kryesia e Bashkësisë Islame e Republikës së Kosovës– Donatorë privatë
Përmes Bereqetit dega e Ferizajt gjatë vitit 2019 janë ndihmuar 2726 familje dhe 1587 studentë dhe nxënës.
Kjo është pjesë e raportit që ka paraqitur në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt,Naim ef. Rexhepi, drejtues i “Bereqetit” të Këshillit të Ferizajt