Sport

Benzema fillon bisedimet me klubin e njohur nga Serie A

By FerizajPress

July 21, 2018

Karim Benzema ka ofertë të re për transferim në Serie A. Sulmuesi i Real Madridit ka zgjuar interesim nga Milan. Gianluca di Marzio nga “Sky Sport” raporton se ‘Rossonerët’ kanë filluar kontaktet me menaxherin e Benzemas në lidhje me transferimin e tij në San Siro, përcjell “lajmi.net”. Benzema po ashtu ka zgjuar interesim nga Napoli, pasi duket se e ardhmja e tij do të jetë larg nga Santiago Bernabeu. /Lajmi.net/