Sport

Benzema – Arsenal, lajm “bombastik” nga Spanja (FOTO)

By FerizajPress

June 30, 2016

Arsenali sërish ka shprehur interesim në Karim Benzeman, sipas mediave spanjolle.

Arsenali ka rikthyer interesimin në yllin e Real Madridit Karim Benzema, shkruan “El Confidencial”, përcjell Gazeta Blic.

Mësohet se Reali është duke synuar të transferojë sulmuesin e Bayernit, Robert Lewandowskin, dhe kjo ka bërë që Arsenali të rikthejë interesimin në sulmuesin francez.

“El Confidencial” raproton se Bayerni nuk është i interesuar të shesë sulmuesin polak te klubi madrilen, por Florentino Perez është i vendosur që të bëjë çmos për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit.

Gazeta spanjolle shkruan se “Arsene Wenger vazhdon të jetë i interesuar në sulmuesin e Real Madridit”, dhe se marrëveshja mund të ndodhë në rast se Lewandowski kalon në Real Madrid. /Gazeta Blic/

The post Benzema – Arsenal, lajm “bombastik” nga Spanja (FOTO) appeared first on GazetaBlic.