Shkruan: Alberton Sahiti
Sa ditë me radhë shohim se në sallën e Kuvendit të Komunës së Ferizajt janë duke protestuar ish punëtorët e fabrikës së gypave, të cilët s’kanë rrugë tjetër përpos në këtë sallë të Kuvendit. Jo pahiri ata e kanë zënë këtë vend. Hiç me larg se para dy viteve ish kryeministri dhe kryeministri i tanishëm ju premtuan që mjetet që u takojnë do t’i marrin. I nderuar kryetar i komunës z. Sfarqa dhe ish kryetari z.Aliu, krejt faji moral, politik dhe njerëzorë bie mbi ju. Ndërmerrni hapa tjerë, ftoni liderët e juaj, “shefat”. Përkujtojani atyre se çka patën premtuar. Mos luani me ndjenjat e këtyre njerëzve. Në një kohë jo shumë të largët të gjithë ne krenoheshim me punën e këtyre punëtorëve. Bëni zgjidhje, ju vet keni premtuar.
(Autori është asamblist në Asamblenë Komunale të Ferizajt)