Çaji i gjelbërt është padyshim një nga pijet më të shëndetshme, e cila sjellë shumë benefite për trupin e njeriut.
Kjo lloj pije përmban një dozë kafeine, e cila ndihmon në zgjimin në mëngjes.
Çaji i gjelbërt mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë i kafes në mëngjes.
Gjithashtu kjo pije është shumë e dobishme kundër diabetit. Sipas disa studimeve është konstatuar se ata që pinë çajin e gjelbërt kishin më të reduktuar nivelin e sheqerit në gjak dhe të insulinës.
Çaji i gjelbërt përmban gjithashtu një antioksidant të njohur si EGCG, i cili mbron trurin, sistemin nervor dhe zemrën.