Sport

Belgjika nuk lejon befasi, bën përmbysje të ‘çmendur’ dhe siguron çerekfinalen

By FerizajPress

July 03, 2018

Belgët janë kombëtarja e gjashtë që kanë siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës, pas fitores sensacionale që shënuan ndaj Japonisë në minutën e 94’ të ndeshjes. Pjesa e parë nuk dhuroi diçka të veçantë, duke u përshkruar me pak raste shënimi. Emocionet e vërteta të kësaj ndeshje u përjetuan në pjesën e dytë, kur Japonia arriti të shënonte dy gola të shpejtë. Ishte Haraguchi që fillimisht shënoi për 0-1 në minutën e 48’, ndërsa në minutën e 52’, Inui me një super-gol dyfishoi epërsinë. Belgjika nuk u dorëzua dhe arriti të rikthehet në lojë, duke ngushtuar epërsinë me Vertonghen në minutën e 69’, dhe duke arritur barazimin përmes Fellainit në minutën e 74’, i cili kishte pak minuta në fushë pas inkuadrimit nga bankina. Kur po pritej fishkëllima e fundit e ndeshjes, një aksion i shpejtë i nisur nga belgët, solli edhe golin e fitores, që u shënua nga Chadli në minutën e 94’ të ndeshjes. Belgjika në çerekfinale do të takohet me Brazilin./Lajmi.net/