Belgjika dhe Anglia takohen sot në ndeshjen e vlefshme për pozitën e tretë në Kampionatin botëror 2018. Ato po ashtu do të ndeshen për herë të dytë në një Botëror, pasi ishin kundërshtarë edhe në fazën e grupeve të garës së madhe në Rusi. Kjo në fakt do të jetë hera e parë që dy ekipe luajnë dy herë mes vete brenda një Botërori nga viti 2002, përcjell “lajmi.net”. Aso kohe, Turqia dhe Brazili u ndeshën dy herë mes vete në Botërorin 2002. /Lajmi.net/