Sport

Bekaj s’mundet i vetëm, Prishtina eliminohet nga Liga e Evropës

By FerizajPress

July 20, 2018

Skuadra nga kryeqyteti edhe pse cilësohej favorite, ka dështuar të mposht Folan, duke u eliminuar nga Liga e Evropës. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi 0-0, dhe me këtë rezultat përfunduan edhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta, gjë që bënë që fituesi të përcaktohej me penallti. Prishtina startoi mirë në fazën e penalltive, me Visar Bekajn tepër të vëmendshëm, i cili arriti të priste edhe dy penallti tjera, por bashkëlojtarët e tij dështuan t’i shfrytëzonin këto mundësi, për t’u eliminuar. Kujtojmë se 0-0 kishte përfunduar edhe ndeshja e parë në Luksemburg./Lajmi.net/