Ferizaj

Bejtush Maliqi, jep dorëheqje nga kryetari i nëndegës së LDK-së, i bashkohet AAK-së në Ferizaj

By FerizajPress

May 31, 2018

Kryetari i deritashëm i nëndegës së V-të të LDK-së në Ferizaj, Bejtush Maliqi përmes një njoftimi ka bërë të dituar se ka dhënë dorëheqje nga subjekti i LDK-së , ku për 28 vite ishte në struktura udhëheqëse të nëndegës së V-të në Ferizaj. Arsyen për largimin nga ky subjekt politik Maliqi e shkruar edhe në njoftimin që është kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetarit Muharrem Svarqa, ku thuhet se neglizhenca dhe mos vlerësimi i punës ka bërë që tani e tutje të mos jetë më pjesë e këtij subjekti politik. Maliqi i ka thënë Ferizajpress se asnjëherë punën dhe kontributin e tij nuk e ka dhënë për interesa personale dhe asnjëherë nuk ka kërkuar privilegje, por neglizhenca dhe mos vlerësimi i punës së tij e ka shtyrë që aktivitetin e tij ta zhvillojë në një subjekt tjetër, AAK, ku beson se si subjekt politik, vlerëson punën dhe angazhimin e aktivistëve të sajë. “Në AAK nuk kam kaluar me kushte. Do të jem anëtar i thjeshtë. Do të vazhdoj të jap kontributin tim ashtu siç kamë punuar për 28 vite me radhe. Besoj që në këtë subjekt puna do të jetë ajo që do të vlerësohet dhe do të jem aty ku duhet të jem” ka thënë Maliqi për Ferizajpress.