Ferizaj

Bëhet zgjidhje për orarin e mësimit të nxënësve të shkollës “Gjon Serreçi”

By FerizajPress

February 12, 2022

Si rezultat i pakënaqësisë së prindërve me orarin e mësimit në shkollën “Gjon Serreçi”, dështimit të ofrimit të zgjidhjes nga menaxhmenti i shkollës, ditëve të fundit, në Drejtorinë e Arsimit, u paraqitën një grup prindërish të nxënësve të shkollës “Gjon Serreçi”, me kërkesën e rregullimit të orarit të mësimit dhe kalimit në një pjesë të objektit ku mbante mësim shkolla e mesme e mjekësisë “Elena Gjika”.

Kjo çështje ndonëse tërësisht e brendshme e që do të duhej të merrte zgjidhje nga drejtuesit e shkollës “Gjon Serreçi”, megjithatë pas adresimit në Drejtori të Arsimit, kjo e fundit duke u përfshirë drejtpërdrejt ofroi zgjidhjen, duke mundësuar kalimin e paraleleve të caktuara në objektin ku aktualisht po e shfrytëzon Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Elena Gjika”.

Kërkohet nga drejtoritë përkatëse të shkollave që të tregohen të përgjegjshme në garantimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor.