Këtë të hënë Drejtoria Komunale për Bujqësi dhe Pylltari në bashkëpunim me organizatën IKC kanë bërë shpërndarjen e fidanëve të lajthisë për 15 përfitues të cilët do të mbjellin 50 ari tokë.Nga afër shpërndarje e këtyre fidanëve e ka përcjellur edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë Burim Bajrami si dhe përfaqësuesi i IKC-së Ekrem Bajrami.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Burim Bajrami ka thënë se shpërndarja e këtyre fidanëve po bëhet në bashkëpunim me organizatën IKC dhe kjo shpërndarje për bëhet për 7.5 hektarë me kulturën e lajthisë, ndërsa përfitues janë 15 persona.
“Secili përfitues do të mbjell 50 ari tokë me lajthi si dhe do të kenë edhe sistemin e ujitjes pikë-pikë. Natyrisht edhe në bazë të konsultave që kemi pasur me ekspertet e bujqësisë dhe me drejtuesit e IKC-së konsiderojmë se është një kulturë e re brenda komunës së Ferizajt, dhe produktiviteti i këtyre llojeve të lajthive ja vlen që të investohet te fermerët tanë dhe çmimi i tregut natyrisht që është i leverdishëm”, ka thënë drejtori Bajrami.
Ndërkaq përfaqësuesi i IKC-së Ekrem Bajrami, ka thënë se lajthia është një kulturë e cila e ka tregun e hapur.“Lajthia është kulturë e cila hynë ne prodhim pas pese viteve, por në mendojmë se këto lajthi janë të shortuara dhe në vitin e katër veç hyn ne funksion. Koha është optimale për mbjelljen e tyre, dhe kushtet klimatike duhet të jenë më të ftohta dhe duhet të mbillen gjatë dimrit”, Ekrem Bajrami.
U bë e ditur se gjatë këtij vitit Drejtoria e Bujqësisë do të bëjë edhe shpërndarjen e disa subvencioneve të tjera për fermerët ferizajas.