Këtë të mërkure në Ferizaj është bërë hapja solemne e megamarketit “Plus Center” në Ferizaj .
Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre tregtare ishin të pranishëm ministra,deputet dhe struktura komunale të Ferizajt, përfaqësues të bizneseve prodhuese, e konsumatorë të shumtë.
Pronari i “Plus Center” Kemajl Zariqi, duke treguar për themelimin e ndërrmarrjes së tij, kërkoi nga institucionet kompetente që bizneseve vendore t’u krijojnë kushte të favorshme për operim.
“Sot në këtë ditë të veçantë nga hapja solemne e “Plus Center” këtu në Ferizaj, apeloj tek përfaqësuesit e institucioneve relevante shtetërore që të krijojnë një ambient sa më të favorshëm për zhvillimin e ekonomisë duke përkrahur dhe mbrojtur interesat e prodhuesve vendor dhe bizneseve vendore”,tha Zariqi.
Ndërsa Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami, tha se Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është duke u munduar që të krijojë kushte të favorshme për bizneset vendore.
“Plus Marketi”, po u jep hapësirën e merituar për herë të parë produketeve vendore, është pikërisht promovimi i produketeve vendore, konsumimi i tyre, i cili krijon vende të reja të punës, ne kemi bërë përpjekje dhe jemi duke punuar që të krijojmë kushte për bizneset dhe sot Minsitria e Financave njoftoi Qeverinë dhe u miratua në parim për fazën e dytë të reformave fiskale dhe kështu do të vazhdojmë të heqim taksat dhe barrierat për prodhuesit vendor”,tha Bajrami.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve, tha se ‘’Plus Center’’ është i vetmi market në Kosovë që posedon mijëra artikuj vendor.
“Plus market është një strehë e madhe e prodhimeve vendore që nga fillimi i saj, për këtë edhe sot jemi bashkë dhe do të jemi bashkë edhe më tej, në këtë mision, sepse prodhuesit vendor duhet të kenë mbështetje më të madhe në tërë regjionin e juaj, se në “Plus Market” nuk ka asnjë qendër, asnjë market, prandaj kjo qendër është unikate dhe e vetmja në Kosovë që ka mbledhur sot më shumë se 20 mijë artikuj prodhues vendor dhe kombëtar”,tha Shahini.
Kurse Faik Grainca, Drejtor i Urbanizimit në Ferizaj, tha se bizneset e tilla po i japin gjallëri qytetit të Ferizajt.
‘’Në komunën tonë biznesmenet i kanë dhënë një shpirt, i kanë dhënë një zhvillim dhe defakto po i japin një pamje krejtësisht tjetër qyetit tonë”,tha Grainca.
“Plus Center”, tani do të funksionoj në një objekt me mbi 5 mijë katrorë, ndërsa në të u tha se janë të punësuar 200 punëtorë.