Lajme

Bëhen 18 vjet nga vrasja e dëshmorit Cen Dugollit

By FerizajPress

August 17, 2016

Sot bëhen 18 vjet që kur policia serbe më 17 gusht të vitit 1998 vrau në burg pjesëtarin e UÇK-së Cen Dugollin.

Ai vdiq nga torturat e shumta që i bënë policët serbë por asnjëherë nuk u dorëzua e nuk tregoi për veprimet çlirimtare që po përgatisnin shokët në ilegalitet.

Me këtë rast do të bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve dhe do të vendosen kurora lulesh. Homazhet bëhen në ora 10:00 tek varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj.