Kompania Bechtel Enka në bashkëpunim me Komunën e Kaçanikut kanë ndarë 52 pako ushqimore për familjet kaçanikas me gjendje të vështirë ekonomike.
Nënkryetari i Komunës së Kaçanikut Remzi Elezi priti në takim menaxherin e projektit të autostradës Cris Jenions dhe Latif Renda menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin dhe Bekim Gashi zyrtar. Gjatë këtij takimi nënkryetari Elezi falenderoi përfaqësuesit e kompanisë Bechtel Enka, për ndihmën dhënë familjeve në nevojë. Edhe Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka falenderoi kompaninë e cila u ndihmoi familjeve skamnore, ndërsa shtoi se nevoja për ndihmë familjeve të varfra në Kaçanik është mjaft e madhe. Nga ana tjetër përfaqësuesit e kompanisë Bechtel Enka thanë se një aktivitet i tillë është realizuar edhe në komuna të tjera në ndihmë familjeve skamnore për nder të muajit te ramazanit. Gjatë këtij aktiviteti përfaqësuesit e Bechtel Enkes dhe nga Komuna e Kaçanikut vizituan katër familjet e strehuara në ish objektin e sanatoriumit dhe iu dhuruan nga një pako ushqimore.