BE-Serbi, ratifikohet hapja e dy kapitujve të rëndësishëm

By FerizajPress

July 18, 2016

Mësohet se kapitujt në fjalë lidhen me të drejtat themelore të njeriut, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. “Hapja e këtyre kapitujve është e rëndësishme për Serbinë dhe për rajonin ballkanik”, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Paolo Xhentiloni.

“BE nxit Serbinë që të vazhdojë rrugën e reformave të qenësishme për modernizimin e vendit, forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit”, theksoi ai.

.