Lajme

BE reagon pas përplasjeve të reja Kosovë-Serbi: Dialogu duhet të vazhdojë, nuk i dimë kushtet e Prishtinës

By FerizajPress

October 27, 2016

Zyrtarët e BE-së e kanë thënë këtë me rastin e kushteve të reja të Kosovës të cilat dje u plasuan në media, në mesin e të cilëve është edhe detyrimi i njohjes së Kosovë nga Serbia si kusht për hyrjen e kësaj të fundit në BE, transmeton lajmi.net.

Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme, Maja Kocijançiq ka thënë se Komisioni Evropian nuk është informuar për atë dokument të Prishtinës,

“Fokusi i dialogut në parim është i pajtuar, i marrë vesh. Qëndrimi i qartë i Bashkimit Evropian është që marrëveshjet e pranuar dyanshëm në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës duhet të impementohen, pasi që kjo është ‘dialog dhe asgjë më shumë’”, ka thënë ajo.

Kocijançiq ka konfirmuar se për zhvillimet më të reja për dialogun në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, sigurisht përmes telefonit do të bisedojnë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq.

Ajo ka thënë se BE-ja pret që dialogu të vazhdojë. /Lajmi.net/

.