Lajme

BE: Plotësisht e mbështesim sovranitetin dhe tërësinë e Maqedonisë

By FerizajPress

February 09, 2017

Siç lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Brukseli, ndërkaq duke potencuar se Eurokomisioni ka qëndrim që të mos reagojë ndaj komenteve të huaja, zëdhënësja Kocijançiç e transmetoi qëndrimin zyrtar të BE-së për mbështetje të shtetit të Maqedonisë në kufijtë e vet për shkak të shqetësimit në shoqërinë e Maqedonisë, shkaktuar nga komentet e zyrtarit të lartë amerikan, pasi të njëjtat u paraqitën me platformën shqiptare të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Në emër të Brukselit zyrtar, ajo shtoi se Unioni llogaritë në të gjitha vendet ballkanike në raport me bashkëpunimin dhe afrimin e tyre drejt BE-së.

“Ai është rajon që ka perspektivë evropiane dhe i cili është pjesë e politikës sonë për zgjerim gjithashtu. Ne bëjmë shumë gjëra me qëllim që ta mbështesim rajonin lidhur me aspektin politik dhe ekonomik, por edhe për zhvillim të mëtejmë, ndërkaq me qëllim që vendet të afrohen më afër Bashkimit Evropian. Në parim, kjë është e bazuar në bashkëpunimin tonë rajonal, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe pajtim. Në atë pikëpamje, ne bëjmë shumë punë, kështu që mes tjerash ndërmjetësojmë edhe në dialogun ndërmjet beogradit dhe Prishtinës”, shtoi zëdhënësja e Komisionit evropian.