Lajme

BE: Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për telekomunikacionin, Kosova me prefiks ndërkombëtar

By FerizajPress

November 14, 2016

Njëkohësisht për fillimin e punës së kompanisë së re, Unioni Ndërkombëtar për Telekomunikacion do t’ia ndajë Kosovës prefiks treshifror”, thuhet në njoftimin e EAAS, transmeton lajmi.net.

Në Bruksel theksojnë se kjo marrëveshje ishte arritur në kuadër të Marrëveshjes së përgjithshme të Brukselit në vitin 2013, kurse ishte konfirmuar me Planin e Veprimit nga vitit 2015.

Kosova nga 15 dhjetori i këtij viti zyrtarisht do ta merr prefiksin ndërkombëtar +383, duke i bërë të pavlefshëm prefikset e deritashëm të Serbisë (+381), Monakos (+377) dhe Sllovenisë (+386). /Lajmi.net/

.