BE jep dritën e gjelbër për negociatat me Serbinë

By FerizajPress

July 07, 2016

Kapitujt do të hapen zyrtarisht më 19 korrik në konferencën ndërqeveritare të BE-së dhe Serbisë.

Vendet anëtare të BE kanë rënë dakord më 5 korrik që të hapin kapituj të rinj të negociatave me Serbinë.

Më herët, Kroacia ka penguar një gjë të tillë, duke kërkuar nga Serbia që, me ndryshim të ligjeve, të shfuqizojë kompetencën rajonale të gjyqësorit të saj mbi krimet e luftës, si dhe të garantojë përfaqësimin e pakicës kroate në parlament./rel

.