Lajme

“BE-ja jo e plotë pa Kosovën” (VIDEO)

By FerizajPress

April 22, 2016

Ministri Francez i Shtetit për Çështje të Evropës, Harlem Dezir dhe ai Gjerman i Shtetit për Europë Majkell Roth, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë dolën në një konferencë për media pas një takimi që patën me ministrin për Integrime Europiane të Kosovës, Bekim Çollaku.

Dezir tha se Bashkimi Europian nuk është i plotë pa Kosovën, ndërsa ka përshëndetur punën e ekzekutivit në drejtim të përmbushjes së kritereve të parashtruara.

Ai dhe Roth e përgëzuan Kosovën për hyrjen në fuqi të MSA-së që është hapë madhor drejt perspektivës evropiane të vendit dhe shenjë e qartë për angazhimin e BE-së në Kosovë.

Të dy mysafirët thanë se Franca dhe Gjermania do të qëndrojnë me kosovarët dhe se i mbështesin në angazhimet për të fituar liberalizimin e vizave.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=eZojrQICdPo?feature=oembed]