Lajme

BE dhe UNDP sot inaugurojnë objektet e renovuara të trashëgimisë kulturore në Lipjan

By FerizajPress

February 14, 2017

Projekti “Ndërtimi i besueshmërisë nëpërmjet mbrojtjes kulturore në Kosovë” i ka përfunduar punimet në katër hapësira në këtë komunë, përfshirë përmirësimin e oborrit në xhaminë Mulla Sherif Ahmeti, renovimin e rrethojës dhe objektit të kishës Shën Flori dhe Lauri si dhe renovimin e dyshemesë së kishës, përmirësimin e varrezave të qytetit dhe renovimin e kapellës në varrezat ortodokse serbe.

Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Imri Ahmeti, kryetar i Lipjanit, Libor Chlad, Zëvendës drejtor i Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e BE-së, Valbona Bogujevci, koordinatore e programit në UNDP, përfaqësues të bashkësive fetare, zyrtarë komunal dhe qytetarë të Lipjanit.

Projekti është financuar nga BE-ja dhe përqendrohet në rinovimin, përmirësimin dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me EULEX-in dhe Njësinë e Policisë së Kosovës për Sigurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore. Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në përmirësimin e tolerancës ndëretnike dhe respektimin e identitetit kulturor dhe trashëgimisë. /Lajmi.net/