Lajme

BDI e Ali Ahmetit do të marrë pjesë në zgjedhje!

By FerizajPress

April 17, 2016

Partia e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), me në krye me Ali Ahmeti, mbron vendimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), që zgjedhjet të mbahen më 5 qershor.

Zëdhënësi i kësaj partie, Bujar Osmani, ka thënë se vlerësimi i KSHZ-së dhe i komunitetit ndërkombëtar është tejet i rëndësishëm për hapat e mëtejmë të partisë së Ahmetit.

“Duhet të shpjegohet mirë se pas shpalljes së zgjedhjeve vetëm dy faktorë janë relevant për kredibilitetin e zgjedhjeve, realizuesi dhe monitoruesi. Realizuesi është KSHZ-ja, organ i balancuar politikisht dhe i pavarur, kurse monitoruesi është komuniteti ndërkombëtar. Për ne si BDI vetëm qëndrimet e këtyre dy faktorëve janë të rëndësishme, qëndrimet e VMRO-së, LSDM-së, Qeverisë janë qëndrime të kalkuluara politikisht për interesa partiake. BDI do të marr vendim në interes të shqiptarëve dhe në bazë të vlerësimeve të këtyre dy faktorëve”, ka thënë Osmani,  transmeton “Alsat-m”.