Sport

Bayerni e fiton miqësoren kundër PSG-së

By FerizajPress

July 21, 2018

Bavarezët kanë arritur që në Austri të mposhtin 3:1 PSG-në. Skuadra franceze kaloi e para në epërsi kur sulmuesi Weah shënoi për 0-1 në minutën e 31’. Në pjesën e dytë gjermanët arritën të përmbysin gjithçka. Fillimisht barazoi Martinez në minutën e 60’, për të vazhduar me Sanches në minutën e 68’ dhe Zirkzee në minutën e 78’. Për Bayern Munich në pjesën e dytë të kësaj ndeshje u paraqit edhe mesfushori nga Kosova, Meritan Shabani./Lajmi.net/