Bayern Munich ka dhënë aprovimin për largimin e mesfushorit Arturo Vidal. Zyrtari i lartë i skuadrës kampione nga Bundesliga, Karl-Heinz Rummenigge ka bërë të ditur se ylli kilian është i lirë të largohet nga Allianz Arena. “Atij i takon të marrë vendimin final për të ardhmen e tij”, deklaroi Rummenigge, përcjell “lajmi.net”. Vidal ka kontratë me Bayern Munichun deri në qershor të vitit 2019. Ai kërkohet nga Atletico Madrid, Inter, Milan dhe Manchester United. /Lajmi.net/