Stacioni policor i Ferizaj pas një informate të pranuar, ka realizuar një kontrollë në rrugën ,, Agim Matoshi” në Ferizaj, ku dyshohej se në një lokal ishte duke u zhvilluar lojë e ndaluar e bixhozit .
Gjatë bastisjes në këtë lokal janë hasur 10 persona duke luajtur bigjoz.
Të gjithë personat janë legjitimuar dhe janë shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt për intervistim . Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt, ndaj pronarit është iniciuar rasti penal ‘’ Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm ‘’, ndërsa ndaj 10 personave janë shqiptuar edhe fletëparaqitje për mos respektim të orarit të lëvizjes pas orës 22:30, sipas vendimit të fundit të Qeverisë së RKS-së.
Me vendim të prokurorit të gjithë personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Lidhur me këtë rast, si prova materiale janë konfiskuar:
– 156 qipa ( zhitona)
– 10 palë letra bixhozi dhe një sasi e parave .