Ferizaj

Bastisen disa lokacione në rajonin e Ferizajt

By FerizajPress

May 18, 2021

Sot, hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve nga rajoni i Ferizajt , me vendim të Gjykatës Themelore të Ferizajt, kanë bastisur tri lokacione në Kaçanik dhe një në Han të Elezit, vazhdimësi e hetimeve nga rasti ‘’Vrasje e mbetur në tentativë’’, që ka ndodhur me datën 07.03.2021, ku pati shkëmbim zjarri  mes të dy grupeve.

Me ketë rast , në Han të Elezit, policia ka gjetur dhe konfiskuar  2 armë të zjarrit ( pistoleta dhe 104 copë, municion të tyre ), ndërsa në Kaçanik janë gjetur dhe konfiskuar 21 copë, municion i armës AK-47.

Me vendim të Prokurorit të rastit , ky rast mbetet në procedurë të mëtutjeshme hetimore.