Ferizaj

Basketbollistja Agnesa Rrahmani zgjedhet koshashënuesja më e mirë e kampionatit evropian

By FerizajPress

August 01, 2017

Basketbollistja ferizajase  Agnesa Rrahmani është zgjedhur koshashenuesja më  e mirë e kampionatit evropian  që u mbajt në Gibraltar, me 20.3 pikë për ndeshje dhe u zgjodh All star.

Në kuadër të garave  të Kampionatit evropian, në Gibraltar, me reprezentacionin e Kosovës ishin edhe dy basketbolliste dhe trajnerja e ekipit ferizajas “Kastrioti”

Me këtë rast reprezentacioni i Kosovës shënoi dy fitore dhe dy humbje. Por gajteë këtyre garave u dallua basketbollistja ferizajase Agnesa  Rrahmani e  cila me rezultatin prej 20.3 pikësh për ndeshje u shpall koshashënuesja më e suksesshme e këtij kampionati.

Agnesa u radhit edhe  në “All star five” (Pesë lojtaret më të mira) për lojën e treguar.