Ferizaj

Bashkimi final i Ferizajt nis më 2023

By FerizajPress

January 03, 2023

Bashkimi përfundimtar i Ferizajt, do filloj jetësimin më 2023.

Kjo kur qysh në javën e parë të janarit do nisin punimet për nënkalimin tek stacioni policor si pjesë e projektit “Bashkimi i Qytetit”.Nisja e faza e parë për të cilën u dha tenderi 433 mijë eurosh ishte më urgjente shkaku i rehabilitimit të hekurudhës për në Han të Elezit.

Hapësira prej 2 hektarësh, do përfshijë një pllato shumë funksionale si gjelbrim, park, e hapësira për çiklistë.Për projektin që do lidh mes vete shumë institucioneve komunale, u përfshi edhe shoqëria civile. E ndikim pozitiv nga ky investim komunal presin edhe vozitësit e qytetarët ferizajas.

Faza e parë pritet të kryhet për 45 ditë, derisa në tërësi projekti që pritet të kushtojë 7.5 milionë euro llogaritet të kryhet për tre vjet.