3 vite më parë kisha dërguar kërkesën zyrtare Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Zyrës së Kryeministrit të RKS që 2 dhjetori të shpallet DITA E RUGOVËS. Kjo Ditë ende nuk është zyrtarizuar në Kosovë, anipse kemi lloj-lloj datash zyrtare psh si 9 maji që nuk ka kurfarë lidhje me Kosovën. Ashtu edhe sikur në rastet tjera, duket se vetëm se pse kjo iniciativë konkrete ka ardhur dhe është ideuar nga unë, ka njerëz që për inate personale nuk e përkrahin. Deri kur me këso mentaliteti?