Ferizaj

Bashkim Fazliu kandidat i NQF-së për kryetar komune

By FerizajPress

August 10, 2017

Ferizaj.10.08.2017. Garës për kryetar komune në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, do t’i bashkohet edhe Bashkim Fazliu-Migjeni, nga Nisma Qytetare për Ferizajn. Fazliu tha se programi i NQF-së nuk do të ndryshoj nga ai i zgjedhjeve të kaluara, por shpreson se për dallim nga zgjedhjet e fundit, në këto të sivjetmet do të mbështetet inovacioni, e jo, siç tha ai, kanalizimi.

“Ne jemi duke bërë finalizmin e listave, si çdo subjekt tjetër edhe ne garojmë në këto zgjedhje komunale dhe jemi duke u munduar që të ofrojmë një listë sa më reprezentative dhe kualitative, ne kemi ofertën tonë, vizionin tonë se si ta zhvillojmë këtë qytet ashtu sikurse herën e kaluar, megjithëse edhe herën e kaluar ne kemi folur për inovacione, të tjerët kanë folur për kanalizim, por kanalizimi fitoi, ta shofim në këto zgjedhje”, tha Fazliu.

Sa i përket listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, Fazliu i ka thënë  Televizionit Tema se janë duke e përpiluar këtë listë, ndërsa shtoi se është i interesuar që aty të dominoj gjinia femërore, duke theksuar se kriteri i vetëm për të qenë pjesë e kësaj liste është që kandidatët të mos jenë të korruptuar.

“Ne jemi shumë të interesuar që në listë të kemi dominim të gjinisë femërore, për shkak se ne u japim përparësi shumë, por tani varet nga ambiciet e tyre, por qyteti jonë ka edhe njerëz shumë të mençur dhe kreativ dhe ata e gjejnë vetën më shumë tek Nisma Qytetare meqë është organizim qytetarë, nuk është parti politike dhe nuk do të bëhet asnjëherë parti politike, është një organizim i lirë qytetarë ku mund të marrin pjesë të gjitha grupet shoqërore, artistë dhe gjithë grupet tjera, kriteri i vetëm tek ne është të jenë me duar të pastra dhe mos të jenë të korruptuar, ne nuk punojmë me njerëz të korruptuar”,tha Fazliu, transmeton Tele izioni Tema.

Në zgjedhjet lokale të mbajtura në 2013-tën Nisma Qytetare për Ferizajn, kishte arritur të siguroj vetëm një ulëse në Kuvendin Komunal.

Ndryshe, partitë politike kanë afat deri më 22 gusht t’i dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe kuvende komunale.