Editorial

Bashkësia Evropiane apo Unioni Europian?

By FerizajPress

May 09, 2019

Salihe Salihu PhDNë ditën e Europës dëshiroj të reagoj rreth perdorimit të emrit Bashkësia Evropiane (BE) në të gjitha nivelet në Kosovë por edhe në trojet tjera shqiptare.  Me kompetencë si ligjëruese e lëndës për integrime euopiane disa vite me parë, reagoj dhe në fakt edhe habitem se si nuk reagojnë për emertimin BE disa ekspertë të kësaj fushe. Eksperteve të kësaj fushe dëshiroj të ju kujtoj se BE ( Eurepean Community) është përdorur nga shtetet anëtare më herët por pas Traktatit të Maastrichtit që u aprovua në vitin 1993 European Community është riemeruar si Union Europian dhe me këtë emërtim referohen të gjitha shtetet përpos në trojet shqiptare apo disa vende që nuk janë përshtatur riemërtimit të ri.Ndoshta ka ardhur koha që bile ta mësojmë saktë përdorimin e emrit si Union Europian para se të vazhdojme procesin për integrime.

PS. E trajtova pak si shkurtë këtë temë por besoj se është trajtim konciz.