Lajme

Bashkatdhetarët bashkohen në Prekaz

By FerizajPress

July 29, 2016

Sipas Ministrisë, me 1 gusht (e hënë) bashkatdhetarët do të bashkohen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në orën 18:00 me moton “Një lule për Jasharët”. Më pas do të bëhen edhe homazhe në varret e familjes Jashari.

Manifestimi tradicional për bashkatdhetarët “Dita e Diasporës” mbahet në Prekaz të Skenderajt, me datën 2 gusht. Kështu ka njoftuar Ministra e Diasporës (MeD), duke iu bërë thirrje njëkohësisht të gjithë bashkatdhetarëve që të bashkohen në vendin ku gërshetohet e shkuara dhe e ardhmja e Kosovës.

Sipas Ministrisë, me 1 gusht (e hënë) bashkatdhetarët do të bashkohen në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në orën 18:00 me moton “Një lule për Jasharët”. Më pas do të bëhen edhe homazhe në varret e familjes Jashari. Ndërsa në ora 20:00 mban koncert orkestra “Spartiti per Scutari” arbëresh nga Italia, në krye me drejtuesin artistik, shkodranin Bardh Jakova.

Ndërkaq më 2 gusht (e martë) vizitohet Muzeu Etnologjik i Kosovës “Emin Gjiku”. Ky aktivitet fillon nga ora 20:00 ku mbahet ndarja e çmimeve “Mërgimtari i Vitit” dhe “Gazetari me shkrimin-kronikën ose emisionin më të mirë për diasporën”.

Të pranishëm do të jenë personalitete të jetës politike, kulturore dhe sportive nga Kosova, Shqipëria dhe Diaspora, ndërsa do të performojnë bendi i RTK-së, Bardh Jakova & Spartiti per Scutari dhe grupi nga Kroacia, “Zoria”.