Lajme

Basha sqaron: Ja përse i dhashë ultimatum policisë

By FerizajPress

February 28, 2017

Gjatë një prononcimi për “Tonight Ilva Tare” në Ora News, Basha tha: Pasoja ligjore, politike, pasojat e mosbindjes civile. E paligjshme është kur policia mbron kriminelin, kur shteti, qeveria, Kryeministri shkel Kushtetutën, ligjet. Kur policia bëhet njësh me banditin, atëherë qytetarët marrin në dorë fatin e tyre. Kjo nuk është më qeveri e ligjshme por tirani.

Tiranitë përballen me vullnetin e qytetarëve.Thirrja ime për ata oficerë të ndershëm të policisë është të zbatojnë ligjin. Sot nuk po zbatojnë ligjin me urdhër politik. Njihet agresori, dihet që është porositur politikisht. Siç u porosit personi që dhunoi Spahiun, ashtu dhe aktivistët e PS për të bërë diversionin me protestuesit e Zharrzës. Provokime nuk pranojmë dhe nuk do të pranojmë.