Lajme

Basha: Sa më gjatë Rama në qeveri, aq më keq për shqiptarët!

By FerizajPress

August 08, 2018

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar sot për situatën ekonomike në vend. Në një mesazh në Twitter, Basha shprehet se si pasojë e keqqeverisjes, bizneset po falimentojnë dhe ekonomia po përkeqësohet çdo ditë.

Basha deklaron se sa më gjatë të rrijë Edi Rama në qeveri, aq më keq është për shqiptarët. ” Ja rekordi i ri i bandës së hajdutëve “Rilindja”: 45 biznese mbyllen çdo ditë në 2018. Sa më gjatë kjo qeveri, aq më keq për Shqipërinë dhe shqiptarët!”,- shprehet Lulzim Basha.