Lajme

Basha për ndryshimet: Karikaturë e shëmtuar e ‘Rilindjes’

By FerizajPress

March 12, 2017

Duke folur nga çadra e protestës, Basha tha: “Ajo që po ndodh pak metra më tutje është një karikaturë e shëmtuar e asaj që quhet Rilindje. Është karikatura e një kryeqeveritari, i cili pasi ka braktisur premtimet me të cilat erdhi në pushtet, pasi ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme me krimin, nuk po dëgjon as zërin e qytetarëve. Ne nuk jemi mbledhur për koka turku, por për zgjedhjet e lira e të ndershme. Nuk jemi këtu për shërbëtorët e Edi Ramës, por kjo është një lëvizje deri në largimin e Edi Ramë”.

Basha shtoi se fajin nuk e kanë ministrat, por vetë Edi Rama: “Ne nuk ia vëmë fajin Lindita Nikollës a ndonjë tjetri për kanabizimin e vendit. Shqiptarët e dinë fare mirë se vendimet politike të Edi Ramës e kanë sjellë krimin në pushtet”.