“Mbledhja e grupit të PD rikonfirmoi qëndrimin tonë dhe vendosi të bëjë publike faktin se opozita prej 17 ditësh, prej 24 qershorit i ka ofruar mazhorancës përmes një formule në përputhje të plotë me rekoamndimin 88, kompromisin për të miratuar reformën në drejtësi.
Deri më sot nuk e kemi bërë publike këtë fakt me shpresën se pala tjetër do të negocionte dhe do të gjente një zgjidhje. Prej 17 ditësh, PS refuzon negociatat dhe argumentet sepse kjo zgjidhje është e papranueshme. ë këto kushte sa më shumë mazhoranca futet në llogoret e saj duke refuzuar jo vetëm rekomandimin 88, por edhe logjikën e vullnetin për të shkuar drejt një zgjidhje, aq më shumë shqiptarët e kanë të qartë se Rama nuk e do reformën në drejtësi, por fajin kërkon t’ia lerë PD-së dhe opozitës”, tha Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike theksoi se opozita ka dhënë zgjidhje të pranueshme në përputhje me Venecian. “Ne nuk kemi votat për të diktuar një reformë sipas Venecias, por deri në fund ngulmojmë te drafti i Venecias. Duam që rekomandimet e Venecias të materializohen plotësisht në draftin kushtetues”, tha Basha.
.