Një ditë pas depozitimit në Kuvend të kërkesës së firmosur nga 33 deputetë të mazhorancës, për futjen në procedurë parlamentare të draftit të Reformës në Drejtësi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, quajtur lëvizjen e shumicës një akt të ulët provokimi dhe përshkallëzimi të tensionit shoqëror në vend.
“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend. I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3-vjeçar, Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë për të garantuar paprekshmërinë e tij dhe të bandës që e rrethon. Kjo manovër do dështojë me turp.
“Çdo tentative për të trafikuar qoftë dhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të parlamentit ilegjitim që do të jetë edhe përgjigjja e merituar e popullit ndaj një qeverie që i hap atij luftë, me çdo mjet që siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit. Rruga e vetme për një reformë në drejtësi që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias”, përfundon deklarata e Partisë Demokratike.
The post Basha: Drafti i reformës në Kuvend, provokim i ulët appeared first on Lajminet.