Sport

Barcelona zbret me këto fanella të veçanta në ‘El Clasico’, për nder të legjendës Johan Cruyff (Video)

By FerizajPress

April 01, 2016

Barcelona ka bërë gati disa fanela speciale për takimin ‘El Clasico’ ndaj Real Madridit.

Të shtunën Barcelona do ta luajë ndeshjen e parë që pas vdekjes së Johan Cruyff, dhe loja e famshme tiki-taka ishte zbuluar prej legjendës holandeze.

Dhe, këtë fundjavë, katalanasit do ta nderojnë Cruyffin në mënyrë të veçantë, me fanella që mbartin emrin e tij.

‘Gracies Johan’ (Faleminderit Johan) do të shkruhet në stadium, dhe poashtu në fanellat e futbollistëve të Barcelonës. /Gazeta Blic/