Sport

Barcelona vendos nëse do të paraqes ofertë për Pjanicin

By FerizajPress

June 27, 2018

Drejtori sportiv i Barcelonës, Ariedo Braida ka përjashtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit të Juventusit, Miralem Pjanic. Së fundmi spekulohej se ylli boshnjak është objektiv i ekipit “Blaugrana”. Por, Braida ka insistuar se nuk kanë në plan të paraqesin ofertë për blerjen e tij. “Nuk ekziston asnjë proces i bisedimeve. Nuk jemi të interesuar për mesfushorin boshnjak”, deklaroi Braida për “JuveNews.eu”, përcjell “lajmi.net”. “Bëhet fjalë për një futbollist të mirë por ne kemi një brazilian që e mban atë rol dhe Barcelona i beson atij. Në strategjinë e klubit tonë nuk bëhet fjalë për Pjanicin”, theksoi ai. /Lajmi.net/