Barcelona do të ketë përforcimin e dëshiruar në mbrojtje dhe është pikërisht Clement Lenglet të cilin e kishte piketuar prej kohësh. Bisedimet me drejtuesit e Sevillas ishin të vështira pasi këta të fundit dëshironin të rinovonin me lojtarin për t’ia rritur klauzolën por Barcelona tashmë ka bërë efektive pagimin e klauzolës aktuale prej 35 milionë euro. Lenglet ia ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron ekipin katalanas ndaj dhe refuzoi rinovimin dhe tashmë kalimi i tij te Barcelona mund të quhet i kryer.