Gjyqtari i ndeshjes Barcelona-Paris Saint Germain, Deniz Ayetkin, akuzohet për gjykim të dobët të sfidës në “Camp Nou”.
Sipas gazetës spanjolle “Marca”, Ayetkin do të dënohet me disa ndeshje mos-referim nga UEFA, përcjellë “lajmi.net”.
Ai është akuzuar shumë pas ndeshjes për dy penallti të falura të Barcelonës dhe në anën tjetër, dy penallti të mos-dhëna për PSG-në.
Barcelona fitoi 6:1, për t’u kualifikuar në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.