Katalanët kanë arritur që në finalen e zhvilluar në Maroku të mposhtin Sevillan me rezultat 2:1, duke përmbysur rezultatin. Fillimi i ndeshjes i takoi Sevillas, që në minutën nëntë përmes Sarabia shënoi për 0-1. Barcelona vuajti shumë për të arritur barazimin. U desh të pritej minuta e 42’, dhe Gerard Pique shënoi për 1:1. Barcelona përmbysjen e rezultatit e arriti në minutën e 82′, kur Ousmane Dembele shënoi një gol të bukur nga distanaca. Në minutën e 90′, Sevilla kishte një mundësi të artë për të barazuar rezultatin, por portieri Ter Stegen bëri punën e heroit duke i pritur penalltinë Ben Yedderit. Me triumfin në këtë finale, Barcelona siguron titullin e 17-të të Superkupës së Spanjës./Lajmi.net/