Transferimi i Malcom te Barcelona ishte ndër telenovelat më të çuditshme të afatit kalimtar të verës. Lojtari fillimisht u zyrtarizua nga Roma, por më pas anuloi akordin për t’iu bashkuar Barcelonës, përcjellë “Lajmi.net”. “Mundo Deportivo” shkruan që Barca ka mbajtur takim me agjentët e Malcom para 15 ditësh. Megjithatë, takimi ka qenë shumë sekret, pasi që publikimi i lajmit mund të prishte shumë punë. Barca njëkohësisht po tentonte të ulte çmimin e Ëillian, të cilin nuk arriti ta marrë nga Chelsea. Në fund, kataluansit rritën ofertën dhe morën Malcomin. /Lajmi.net/