Barcelona planifikon që tani ta vazhdojë kontratën e trajnerit Ernesto Valverde. “Mundo Deportivo” raporton se drejtuesit e klubit nga Camp Nou janë të kënaqur me punën e tij dhe dëshirojnë ta konfirmojnë të ardhmen e strategut. Valverde është aktualisht i lidhur me Barcelonën deri në fund të këtij sezoni me mundësi vazhdimi për një tjetër, përcjell “lajmi.net”. Por, drejtuesit e klubit nga Camp Nou dëshirojnë ta finalizojnë kontratën e re në shtator ose më së largu në fillim të tetorit. /Lajmi.net/