Sport

Barcelona gjen pasardhësin e Enriques (Foto)

By FerizajPress

May 20, 2016

Ronald Koeman dëshiron të jetë pasardhës i Luis Enriques në postin e trajnerit të Barcelonës.

Drejtuesve të Barcelonës nuk do t’i duhet shumë kohë që ta gjej pasardhësin Luis Enriques.

Nëse ky i fundit vendos të mos e vazhdojë qëndrimin në klub, gjiganti katalan e ka gati trajnerin e ri. Fjala është për trajnerin aktual të Southamptonit, Ronald Koeman, raporton Fichajes.net

Madje, thuhet se Koeman ka refuzuar ofertën e Evertonit në mënyrë që të pres nëse mund t’i ofrohet posti në Camp Nou. Ish ylli i Holandës e ka drejtuar me sukses këtë sezon skuadrën e Southamptonit në Premierligë.

The post Barcelona gjen pasardhësin e Enriques (Foto) appeared first on GazetaBlic.