Të përzgjedhurit e Ernesto Valverdes, kanë arritur të mposhtin 0-1 Valladolidin në stadiumin ‘Jose Zorrilla’. Heroi i Barcelonës në këtë ndeshje ishte talenti francez Ousmane Dembele që shënoi golin e vetëm të takimit. Dembele shënoi në minutën e 57’ të ndeshjes, pas një asistimi të pranuar nga Sergio Roberto. Pas kësaj fitore, Barcelona numëron gjashtë pikë dhe në xhiron tjetër në shtëpi pret Huescan./Lajmi.net/