Barcelona nuk e fsheh interesimin për transferimin e talentit të Ajax Amsterdamit, Frenkie de Jong. Menaxheri i tij, Ali Dursun është parë në Barcelona ku besohet se është takuar me drejtuesit e gjigantit katalan, shkruan “Mundo Deportivo”. De Jong është objektiv i Barcelonës, gjatë këtij afati kalimtar të verës, përcjell “lajmi.net”. Ajax Amsterdam ka pranuar të fillojë bisedimet me klubin nga Camp Nou, për shitjen e 21 vjeçarit. /Lajmi.net/