Barcelona ka identifikuar një përforcim të ri. “Marca” shkruan se drejtuesit e klubit katalan janë nisur për në Paris për të formalizuar bisedimet për transferimin e mesfushorit të Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot. Barcelona kërkon një përforcim të ri në mesfushë pas largimit të Andres Iniestas, përcjell “lajmi.net”. Andaj, Rabiot mund të jetë një blerje më e mirë dhe më e lehtë për faktin se PSG është i detyruar të shesë për të përmirësuar bilancin financiar. /Lajmi.net/